Home / Shkolla Sot

Shkolla Sot

Shkolla e mesme teknike “Shaban Spahija” është një shkollë e rëndësishme sot në komunën e Pejës. Nga ajo kanë dalë kuadro që vazhdimisht kanë luajtur një rol me rëndësi në zhvillimin e Komunës. Shkolla është pjesëmarrëse në shumë programe, që e kanë shndërruar atë në një institucion të suksesshëm arsimor, me kuadër profesional dhe kapacitete të mira të zhvillimit.
Me objektin e ri të ndërtuar në lagjen Rrokaqielli, janë përmirësuar kushtet, është zvogëluar distanca e udhëtimit, që ka ndikuar në shtimin e numrit të nxënësve që ndjekin këtë shkollë.
Në vitin shkollor 2016/2017 shkolla ka 70 paralele në gjuhën shqipe dhe 6 në gjuhën boshnjake me 1310 nxënës.
Me përfundimin e shkollimit merret titulli “Teknik  i  profilit” dhe “Punëtor i kualifikuar”.
Dhe  është  bërë  renovimi  i  objektit  pranë  Hekurudhës.

Top
Ndrysho Gjuhën