Home / Rreth mësimit on-line

Rreth mësimit on-line

Mbarëvajtja e procesit mësimor në  distancë

   Nga Drejtori

Të dashur  kolegë  punëtor të  SHMLT “ SHABAN SPAHIJA “ në Pejë

Po ju drejtohem me thënien e CICERONIT :

“Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj ,shpejtësi apo shkathtësi , por mendjen e thellë,forcën e karakterit dhe gjykimin.”

Të nderuar mësimdhënës  dhe  nxënës, kam  kënaqësin dhe nderin që të ju përgëzoj për punën tuaj të cilën me aq shumë krenari dhe vetëdije jeni duke e performuar. Fillimisht i përgëzojë punëtorët e sigurimit të cilët vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre me përkushtim si dhe punëtorët teknik të mirëmbajtjes.Gjithashtu përgëzoj të gjithë punëtorët e kolektivit për përmbushjen e obligimeve të mara nga :DETYRAT DHE PËRGJEGJËSIT  PËR REALIZIMIN  E MËSIMIT NË DISTANCË-MASHT ku theksohet decidivisht si vijon:Edhe pse është ndërprerë mësimi  vazhdojnë obligimet profesionale  e kontraktuale  të të gjitha instancave e individëve të sistemit arsimor KOSOVAR -megjithëse në rrethana e formë tjera të angazhimit për të siguruar mirëqenien shëndetsore të nxënësve në kushte të pandemisë së virusit COVID –19.Realizimi i mësimit nuk është vullnetar por përmbushje e obligimeve ligjore profesionale të punëtorëve e të autoriteteve arsimore.Tani  forma edhe natyra e punës ka ndryshuar.Mësimi në distancë ndryshon nga ai në klasë.Gjatë mësimit në klasë kemi aplikuar një apo më shumë metoda të mësimdhënies përzgedhja adekuate e të cilave siguron suksesin e plotë  si dhe motivon aktvitetin dhe veprimtarinë e pavarur të nxënësve.Zgjidhja e metodës së mësimdhënies  mvaret nga disa faktorë si:Qëllimi,lënda,materiali mësimor,koha që kemi në dispozicion,mundësit teknike,mundësit hapsinore etj.Natyrisht  se sot ndodhemi para sfidës madhore realizimit të mësimit në distancë,sfidë e cila kërkon njohuri të reja të punës së mësimdhënësit nga metodologjia, platforma punuese,atraktiviteti interpretues,koncentrimi (përqendrimi), edukimi etj..Pra ajo kërkon transformimin dhe punën shtesë së pari në qasje ndaj prezantimit, komunikimit dhe interpretimit të materialit mësimor sipas kushteve dhe rrethanave aktuale.Duke vërejtur punën dhe përkushtimin tuaj ju keni arritur që për një kohë te shkurtër ti plotësoni nevojat imediate të nxënësve tonë duke i arritur qëllimet e mësimdhënies.Për këto flasin raportet dhe dëshmitë nga puna juaj brenda tre javëve.Kemi arritur ti minimizojmë humbjet e orëve që paraqesin pengesë dhe efekt negativ duke pasivizuar kreativitetin  e nxënësve.Tanimë kemi arritur që secili nga ne të rifreskoj njohurit tona dixhitale. Qendra karrierës ka vazhduar  aktivitetet në distancë- shembull pune në nivel vendi-vlerësim i jashtëm.Janë krijuar të gjitha strukturat shkollore sipas udhëzimeve nga MASHT për shkollat profesionale dhe të gjitha këto duke ju faleminderuar profesionalizmit dhe dedikimit tuaj dhe administratës.Vazhdon mirëmbajtja e web faqës së shkollës,ku mund të informohen edhe në gjuhën boshnjake, dhe gjithashtu në facebookun e shkollës Tanimë mbetet që ti realizojmë objektivat e parapara për këte vitë mësimor.Mbetet si detyrë imediate që të ndihmohet në përgaditjen  e maturantëve për mbrojte të temave të diplomës dhe maturës shtetërore.Kjo situatë më rikujton kohën e paraluftës atëherë dhe tani denjësisht po tregohemi para popullit si pjesa avangarde e shoqërisë dhe mbetemi si mbështetës shembullor për tejkalimin e kësaj sfide. Pandemia nuk mund ta ndaloj arsimin sikurse nuk ka mundur ta ndaloj askush deri më tani dhe ne jemi pjesë e armatës së dijës si arma më e fortë e ekzistencës njerëzore.Brezi i ri sigurisht që do të përgatiten të përballen me sfidat jetësore dhe do të avancojnë edhe më shumë zgjidhjet tona duke marr shembuj dhe paralele nga sfidat tona.Pra të mbështesim nxënësit vazhdimisht në përmirësimin e shkathtësive  dhe kompetencave aq të rëndësishme për ata në mënyrë që të fitojnë aftësi rezistuese ndaj ndryshimeve të paparashikuara (të paprecedent) dhe me këtë edhe ardhmërisë së  shoqërisë.Ju urojë shëndet dhe lumturi në familjet tuaja dhe tejkalim sa më të lehtë  e shpejt të situatës aktuale.Dhe në fund dua të përsërisë poetin tonë të madh Esad Mekulin nga përmbledhja e  poezive “ Për ty”poezia “GJYKIMI”:

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët

e fëmijëve tanë

dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë

për ne

(Breznitë veprat i gjykojn … ka thanë nji njeri i

madh!)

dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet

tona, shtërzimet

për gabimet t’vogla e t’mëdha për të

mbërrimet tona…

Me respekt i juaji,

Arben Gjikolli

Top
Ndrysho Gjuhën