Home / Event / Projekti i BE-EAC/S54/2019

Projekti i BE-EAC/S54/2019

Nov
15

SHMLT’Shaban Spahija’- Pejë është përfituese e projektit të Bashkesisë Evropiane EAC/S54/2019(second pilot VET mobility scheme for the Western Balkans) .

Vizita e dy profesorëve nga Danimarka dhe përfaqësueses së projketit Znj.Anne Birthe Mortensen. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave për praktikat profesionale dhe bashkëpunimin me biznese ,si dhe shkëmbimi i përvojave me Qendrën e Karrierës së Tradiumit me Qendrën e Karrierës të shkollës tonë.

Shkolla jonë si një prej shkollave të përzgjedhura nga 5 shtetet e Ballkanit për pjesëmarrje në projektin e Bashkësis Evropiane EAC/S54/2019, javën e kaluar konkretisht me 15-16 Nëntor kishte në vizite 3 përfaqësues nga Shteti i Danimarkës, shteti në të cilin edhe jemi përzgjedhur për bashkëpunim. Në këtë vizite u kryen disa aktivitete.

U mbajt takimi i përbashkët me menaxhmentin e shkollës, përfaqesuesit e bizneseve bashkëpunëtore të shkollës, prindërit e nxënësve që do të janë pjesë e projektit konkretisht që do të shkojnë në shtetin e Danimarkës, profesorët që do të jene pjesë e këtij aktiviteti dhe kryetarët e aktiveve profesionale të shkollës.Ne këtë takim të gjithë të pranishmit u njoftuan me projektin dhe shkollën “Tradium” e cila është përzgjedhë në Danimarkë për mikëpritje të ekipit tonë.

Pjesë e aktivitetit të ditës së parë ishte edhe takimi me profesorët që do të udhëtojnë për në Danimarkë në mënyrë që të fillojnë përgatitjet dhe te planifikohen aktivitetet duke u koordinuar me planprogramet shkollore te shkollës sonë.

U mbajtë një takim me përfaqesuesit e Qendrës së karrierës duke diskutuar për bashkëpunimet e mëtutjeshme që do t’i ketë shkolla me shkollën “Tradium” në Danimarkë.Me tutje me Qendrën e Karrierës Tradium dhe Qendrës së Karrierës të shkollës tonë shkëmbyem përvojat, aktivitetet  që zhvillohen  me qëllim që nxënësit të mbledhin informata,të krijojnë rrjetëzime të duhura dhe të marrin mbështetje nga njerëzit kompetentë gjatë zgjedhjes së shtegut të tyre të karrierës.

Ne ditën e dytë te kësaj vizite u vizituan nxënësit që ndjekin praktikat profesionale-MVP në bizneset bashkëpunuese. dhe u vizituan edhe objektet tjera të shkollës.Për më shumë informata nga vizita e parë. Projekti i BE-EAC/S54/2019 klikoni linkun Projekti i BE-EAC/S54/2019-vizita e parë  .  Ndërlidhja me gjitha aktivitetet meProjekti i BE-EAC/S54/2019 V4WB (VET for Western Balkans) – EAC/S54/2019

 

 

Top
Ndrysho Gjuhën