Home / Event / Projekti i Bashkësisë Europiane EAC

Projekti i Bashkësisë Europiane EAC

Dec
7

NJOFTIM-

Lajm i mire nga drejtoria e SHMLT”Shaban Spahija”

Shkolla jonë është bë pjese e projektit të BASHKESISE EUROPIANE EAC / S54/2019 (second pilot VET mobility scheme for the Western Balkans)

Pas punës disamujore (Maj – Shtator) për validitetin (vlefshmërinë, fuqinë ligjore) nga  drejtori i shkollës Msc z.Arben Gjikolli dhe mësimdhënësit  z.Arben Sadiku, arritëm që së pari ta regjistrojmë shkollën në fondin Europian për tenderim dhe morëm kodin identifikues pjesëmarrës PIC 893841033 përmes portalit pjesëmarrës ky kod të përdorët si kod identifikues i shkollës në të gjitha aplikimet për fondin Europian, me ketë shkolla jonë konsiderohet si subjekt edukativ publik.

Nga komisioni europian- projekti EAC/S54/2019 do të zgjatë 36 muaj, fillon me 01.02.2021 dhe përfundon me 31.01.2024.

Ne këtë projekt do të përfshin katër shkolla te Ballkanit perëndimor nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi dhe Bosnja e Hercegovina se bashku me shkollat nga shtet e bashkësisë europiane nga Spanja, Holanda, Danimarka, Slovenia dhe Qipro-ja.

Urime nxënësve mësimdhënësve prindërve si dhe bashkëpunëtoreve te shkollës.

Me respekt drejtori I shkollës Msc. z.Arben Gjikolli.

Top
Ndrysho Gjuhën