Home / Drejtime dhe Profilet

Drejtime dhe Profilet

  • Informatikë

    Teknik i Informatikës – profili i nivelit I dhe II u referohet punëve në ndërmarrjet që merren me ofrimin e shërbimeve në sektorin e teknologjisë së informacionit që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, informaticieni i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që merren me ofrimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit e po ashtu edhe në dyqane që shesin kompjuterë dhe pajisjet periferike të tyre, ose mund të vetëpunësohet si ofrues shërbimesh nga lëmi i teknologjisë së informacionit sipas kërkesave të klientëve

  • Telekomunikim

    Teknik i Telekomunikacionit – profili i nivelit I dhe II u referohet punëvenë ndërmarrjet që merren me ofrimin e shërbimeve në sektorin e telekomunikacionit që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës, si shtëpitë radio-televizive, produkcionet private të audio dhe videoprodukteve. Nisur nga kjo, tekniku i telekomunikacionit i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që japin shërbime të telekomunikimeve, ose mund të vetëpunësohet si instalues dhe mirëmbajtës ambulant (shëtitës), në këtë sektor, sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe aty pastaj mund të punësojë edhe persona të tjerë.

  • Energjetikë

    Profil i nivelit I dhe II i cili i referohet punimeve ne sektorin e ndertimit. Nisur nga kjo, tekniku i energjetikes i nivelit I dhe II mund te punesohet ne ndermarrje(firma,kompani) per te kryer ndertime apo instalime elektrike. Ata mund te punesohen ne ndermarrje ku behen instalimet elektrike dhe ndricime elektrike, ne kompani qe merren me gjenerimin dhe bartjen e energjise elektrike, ne industrine prodhuese, ne kompanite qe merren me hulumtime dhe zhvillim, ne sherbime publike, etj. Me nje kualifikim te metejme dhe pas nje pervoje te konsiderueshme pune, ata mund te krijojne biznesin e tyre ne kete sektor dhe te punesojne edhe persona tjere.

  • Elektronikë Konsumuese

    Ky profil ka të bëjë me mirëmbajtjen e paisjeve të zyrës dhe servisimin e tyre, duke përfshirë pjesën softuerike dhe harduerike të kompjuterëve, modemeve, si dhe lidhjen e rrjeteve në zyrë dhe jashtë saj. Me një kualifikim të mëtejmë dhe pas një përvoje të konsiderueshme pune, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor, dhe të punësojë dhe persona tjerë.

  • Makinat Elektrike

    Makinat elektrike janë paisje të cilat energjinë elektrike e shëndrrojnë në energji mekanike. Nxënësit me përfundimin e shkollimit mund të punësohen në ndërrmarrje ku përdoren motorët elektrik.

  • Instalues Elektrik

    Instaluesi elektrik i shkallës I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë ndërtime apo instalime elektrike, ose të vetëpunësohen si instalues elektrik ambulant në këtë sektor, sipas kërkesave të klientëve. Më kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

  • Metal Punues

    Metalpunuesi kryen punime dhe zëvendësime të tërësive ose pjesëve të tërësisë që kanë të bëjnë me përpunimin e metaleve me deformim plastik, me gdhendje dhe me saldim. Ai mund të punësohet në kompani për përpunim të metaleve, në punëtori për përpunim të metaleve, apo të vetëpunësohet duke hapur punëtori të veten.

  • Automekanik

    Riparuesi dhe mirëmbajtësi i automjeteve bën kontrollin dhe diagnostikimin e automjeteve për të lokalizuar defektet, riparimin si dhe shërbime të ndryshme në sistemet dhe elementët mekanik, elektrik, elektronik,hidraulik të tyre. Ai mund të punësohet në kompani automjetesh, në reparte autoservisi, në shoqëri transporti dhe tregtare që kanë reparte të shërbimit dhe riparimit të automjeteve, në qendra të kontrollit teknik të automjeteve apo të vetëpunësohet.

  • Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit

    Instaluesi i ngrohjes dhe klimatizimit kryen punime dhe zëvendësime të tërësive ose pjesëve të tërësisë që kanë të bëjnë me instalimet e ngrohjes dhe klimatizimit. Ai mund të punësohet në kompani për instalime të ngrohjes dhe klimatizimit, në institucione ku kanë nevojë për mirëmbajtje të ngrohjes,klimatizimit dhe nyjave sanitare apo të vetëpunësohet duke punuar si i pavarur.

  • Instalues i Ujësjellësit dhe Kanalizimit

    Instaluesi i ujësjellësit dhe kanalizimit kryen punime dhe zëvendësime të tërësive ose pjesëve të tërësisë që kanë të bëjnë me instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimit. Ai mund të punësohet në kompani për instalime të ujësjellësit dhe kanalizimit, në institucione ku kanë nevojë për mirëmbajtje të ujësjellësit, kanalizimit dhe nyjave sanitare apo të vetëpunësohet duke punuar si i pavarur.

  • Makinat kompjuterike me dirigjim numerik “CNC”

    Shkollimi i referohet punimeve që kryhen në biron e teknologjisë së përpunimit dhe konstruktimit duke përdorur kompjuterët me CAM softvera bashkëkohor për programimin e makinave me dirigjim kompjuterik (makinat CNC),në industrinë metalpërpunuese dhe përpunimin e drurit, punime që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e punës së Kosovës. Nisur nga kjo,operatori në Makina me Dirigjim Kompjuterik (makinat CNC) I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që kryejnë punime në MDK (CNC) mund të vetëpunësohet si operator i MDK , në këtë sektor, duke punuar sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

  • Transport rrugor

    Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit në këtë profil, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale lidhur me transportin rrugor të njerëzve, mallrave, shenjat e trafikut, etj. Mund të punësohet në kompani të transportit rrugor të udhëtarëve, mallrave, garazhe, kontrolle teknike të automjeteve, trafikun urban dhe ndërkombëtar, polici etj. Në institucione ku kanë nevojë për organizim të transportit, apo të vetëpunësohet duke punuar si i pavarur.

  • Teknik i Ndërtimtarisë

    Shkollimi për “Ndërtimtar”, niveli I dhe II, u referohet punëve në firma ndërtimore që merren me ofrimin e punimeve të ndërtimit, të tilla si punimet e muratimit, të betonimit, punimin e skeletit nga armatura, të suvatimit, ndërtimin e kulmeve dhe mbulimin e tyre etj., që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Ndërtimtar i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që realizojnë ndërtimin e objekteve të ndryshme publike e private. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

  • Teknik i Arkitekturës

    Shkollimi për “Arkitekturë” u referohet punëve në ndërmarrjet që merren me ofrimin e punimeve të ndërtimit, zdrukthëtarisë, agjustarisë, hortikulturës (lulishteve), enteriereve, apo punëve në muze dhe galeri arti, apo në byro projektuese në sektorin e ndërtimtarisë, që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Arkitekturë i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që japin shërbime që kanë të bëjnë me projektimin e ndërtesave, mobiljeve, lulishteve si dhe ndërtimin e objekteve të ndryshme. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

  • Teknik i Gjeodezisë

    Shkollimi për “Gjeodezi”, u referohet punëve në ndërmarrjet apo institucionet që merren me ofrimin e shërbimeve në sektorin e gjeodezisë që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo, ai mund të punësohet në firma apo institucione që merren me gjeodezi dhe aty ku gjeodezia e gjen zbatimin e saj. Me kualifikime të mëtejme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

  • Teknik i Zdrukthtarisë

    Shkollimi për “Zdrukthëtar” u referohet prodhimit të produkteve të zdrukthëtarisë të të gjitha llojeve. Arsimimi në këtë profil ofron kualifikim profesional për integrim në tregun e punës, si dhe vazhdimin në nivele më të larta. Nxënësi merr një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punëtorit të kualifikuar dhe mundësi kalimi në studime universitare.

  • Rrobaqepësi

    Profili i rrobaqepësisë përbëhet prej klasës X-të deri në të XII-të, me mbarimin e së cilës nxënësit marrin titullin e punëtorit, ndërsa kur vijojnë edhe klasën XIII-të fitojnë titullin punëtor i kualifikuar i rrobaqepësisë. Në këtë profil mësimor përfshihen të gjitha kategoritë e rrobave si funde, pantallona, fustane, jelekë, bluza, këmisha, jakat e llojeve të ndryshme, xhepat, mansheta, gjithçka në shërbim të tregut dhe klientit. Nxënësit kryesisht bëhen të pavarur sa i përket estetikës së veshjes duke mësuar për përzgjedhjen e materialit kryesor dhe ndihmës, pastaj bënë edhe balancimin e ngjyrave që i përshtaten kohës klimatike, njëherit bazohet edhe në ndërtimin e trupit të klientit dhe ngjyrës së lëkurës së tij. Pas diplomimit të shkollës nxënësit bëhen të pavarur dhe kanë mundësi të punësohen në fabrika të mesme apo të vogla, gjithashtu kanë mundësi që të hapin punëtoritë e tyre private.

Top
Ndrysho Gjuhën